ARDITA SINANI KËRKON ZGJEDHJE LOKALE NË PRESHEVË: QEVERISJA AKTUALE NUK KA LEGJITIMITET QYTETARË

Bujanoc, 31. gusht.2023. Ish-kryetarja e komunës së Preshevës dhe kryetarja e këshillit lokal të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ardita Sinani, ka kërkuar që në këtë komunë të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi siç thotë ajo, qeverisja e udhëhequr nga kryetari aktual i komunës Shqiprim Arifi ka humbur legjitimitetin në mesin e qytetarëve.
Sipas Sinanit, zgjedhjet janë të nevojshme edhe sepse Arifi është i izoluar nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.
Në fillim të korrikut, pushteti aktual u trondit rëndë pasi disa këshilltarë të shumicës qeverisëse nuk i dhanë mbështetje, por në seancën e Kuvendit të 23 korrikut, në ndihmë i erdhën dy këshilltarë serbë nga lista e SNS-së. Kështu mbetën në pushtet Arifi dhe Alternativa e tij për Ndryshim.
Sinani kritikoi ashpër mënyrën e zhvillimit të seancës.
– Kanë kaluar më shumë se një muaj nga e ashtuquajtura “seanca” e Kuvendit Komunal, e cila nuk është transmetuar në asnjë media. Errësira mediale që karakterizoi këtë “seancë” sigurisht që i paraprinë marrëveshjeve të errëta të Shqiprim Arifit me politikën e parapolitikën e nëntokës së Beogradit. – deklaroi Sinani të mërkurën.
Siç thotë ajo, një muaj pas ngjarjes së turpshme në Kuvendin e kKomunës, pushteti lokal i Preshevës nuk ka qenë kurrë më i izoluar nga Prishtina dhe Tirana.
Drejtuesit komunal, shton ajo, janë delegjitimuar në çdo segment, sidomos nga qytetarët e vet.
– Kjo dëshmon se qytetarët nuk janë prioritet për pushtetin aktual lokal në Preshevë. kjo dëshmon se për pushtetin aktual lokal të Preshevës, qytetarët e saj nuk janë pjesë e prioriteteve të saj. Por, interesat e kryetarit të Komunës dhe rrethit të tij të ngushtë të lidhur në krim të organizuar me bandat kriminale të veriut. – thotë Sinani.
Kjo reflektohet, siç thotë ajo, në daljet e rralla publike të Arifit, në të cilat vazhdimisht kritikon dhe fyen Qeverinë e Shqipërisë, e veçanërisht Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe nuk thotë asgjë për mosveprimet e përfaqësuesve të Qeverisë serbe.
– Mbase nuk është vetëm çështje guximi, kurajo apo vullneti. Sigurisht është çështje se nga cila anë Shqiprimi është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar! Prandaj edhe duket se po i frikësohet përballjes me qyetarët e Komunës së Preshevës. Prandaj edhe artificialisht me seanca të turpshme si ajo e 23 korrikut po ia shtyen jetën politike vetes dhe shantazhuesve të tij, atyre që po e dirigjojnë e kontrollojnë, tha Sinani.
Siç tha ajo, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, por së shpejti drejtuesit komunal do të marrë një “shpërblim” nga qytetarët e komunës së Preshevës.
– Sigurisht që kësaj qeverie nuk do t’i mjaftojnë votat e këshilltarëve të Listës Serbe, të njëjtëve që e shpëtuan Shqiprimin me urdhër të Beogradit në seancën e 23 korrikut. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për Preshevën – përfundoi ajo.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *