Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 31. gusht.2023. Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr. Daliborka Pavloviq, ka mohuar pohimet e nënkryetarit të Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, se i diskriminon shqiptarët gjatë punësimit në këtë institucion. Pavloviq theksoi se gjatë zbatimit të konkursit për punësimin e punëtorëve të rinj, kriteret kryesore janë ekspertiza e kandidatit dhe nevojat e institucionit.
“Në bazë të kësaj përcaktohet se kush do të bëhet punonjës në Shtëpinë e shëndetit, jo në bazë të përkatësisë kombëtare”, tha sot për portalin tonë drejtoresha e këtij enti.
Pavloviq nuk ka dashur të komentojë rreth bllokimit të mëngjesit të sotëm të Shtëpisë së shëndetit nga mbështetësit e Lëvizjes për Progres Demokratik të Musliut, të cilët po protestonin për, siç pretendojnë ata, diskriminimin e mjekëve shqiptarë dhe stafit tjetër mjekësor.
Drejtoresha nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse janë të sakta pretendimet e nënkryetarit të komunës se në konkursin e fundit janë punësuar një mjek dhe një teknik mjekësor që nuk ishin nga komuna e Bujanocit.
Mirëpo jozyrtarisht mësuam se një teknik mjekësor nga Bujanoci është punësuar për një kohë të pacaktuar në Shtëpinë e shëndetit, ndërsa mjeku i sapo punësuar është nga fshati Neradoc afër Vranjës. Ata të dy ishin të punësuar në këtë institucion edhe deri më tani, por me kontratë me afat të caktuar. Për vendin e punës kanë aplikuar edhe kolegët e tyre shqiptarë, të cilët janë gjithashtu të punësuar për një periudhë të caktuar kohore.
Në mëngjesin e së enjtes, nënkryetari i Komunës Shqiprim Musliu, bashkë me dhjetëra bashkëmendimtarë, ka bllokuar hyrjen në Shtëpinë e shëndetit. Ata vendosën në hyrje dy pankarta, në serbisht dhe shqip, ku shkruhej “Shtëpia e diskriminimit” duke vendosur “x” mbi fjalën “shëndetit”.
Gjatë asaj kohe pacientët hynë në Shtëpinë e shëndetit përmes hyrjes së Urgjencës.
Početna FILLIMI DR. PAVLLOVIQ: KRITER PËR PUNËSIM NË SHTËPINË E SHËNDETIT ËSHTË EKSPERTIZA E JO PËRKATËSIA KOMBËTARE
DR. PAVLLOVIQ: KRITER PËR PUNËSIM NË SHTËPINË E SHËNDETIT ËSHTË EKSPERTIZA E JO PËRKATËSIA KOMBËTARE
Bujanovačke1. Sep 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostMUSLIU ME BASHKËMENDIMTARË BLLOKON HYRJEN E NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËR SHKAK TË PUNËSIMIT TË SERBËVE NGA QYTETET E TJERA (VIDEO)
Next PostARDITA SINANI KËRKON ZGJEDHJE LOKALE NË PRESHEVË: QEVERISJA AKTUALE NUK KA LEGJITIMITET QYTETARË
Related articles
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.