SHQIPTARËT PO KËRKOJNË VENDE TË REZERVUARA NË KUVENDIN E SERBISË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7. shtator 2023. Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në jug të Serbisë kanë një kërkesë të re për shtetin e Serbisë dhe bashkësinë ndërkombëtare – mandate të garantuara në Kuvendin popullor të Serbisë, siç thonë ata, duke marrë si shembull serbët e Kosovës. Propozimin për ndryshimin e kushteve zgjedhore për ta mundësuar një gjë të tillë e kanë paraqitur deputeti aktual i Bujanocit dhe lideri i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi dhe zyrtari i kësaj partie dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafi.
– Është koha për vende të garantuara (të rezervuara). Kriza e sotme në parlament, qoftë e orkestruar apo e imponuar, po e çon Serbinë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare dhe zgjedhjeve për kryeqytetin. Shkuarja në zgjedhjet e reja parlamentare kërkon ndryshim të kushteve dhe sistemit zgjedhor. Sistemi i ri zgjedhor sigurisht që do t’i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të pakicave. Ky do të jetë momenti që shqiptarët të dalin me kërkesë për mandate të garantuara në parlament – thotë Kamberi.
Kolegu i tij partiak Mustafi thekson se nuk mund të shkohet në zgjedhje të reja pa ndryshuar kushtet dhe sistemin zgjedhor, sepse zgjedhje të tilla nuk do të kishin kuptim.
Siç thekson ai, sistemi i ri zgjedhor duhet t’i përgjigjet edhe kërkesave dhe nevojave të pakicave, të cilat përbëjnë 20 për qind të popullsisë në Serbi, duke përfshirë edhe shqiptarët.
“Ky është një shans për shqiptarët që të dalin me kërkesë për vende të rezervuara deputetësh në Kuvend, për të arritur simetri me Kuvendin e Kosovës”, thotë Mustafi.
Përndryshe, serbëve në Kosovë u garantohen 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në zgjedhjet parlamentare në Serbi të vitit të kaluar, komuniteti shqiptar mori një përfaqësues në parlament (Shaip Kamberin) pas disa përsëritjeve të votimit në vendvotimin në Tërnoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *