MUSTAFA: SHQIPTARËT JANË VIKTIMË E REPRESIONIT TË ORGANEVE SHTETËRORE TË SERBISË

Bujanoc, 20. shtator 2023. – Shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk janë peng të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, siç pretendon kryetari i Preshevës, por viktima të diskriminimit sistematik nga autoritetet shtetërore dhe pengje të moszbatimit të obligimeve ndërkombëtare të Qeverisë së Republikës së Serbisë në marrëveshje me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë të Luginës së Preshevës, thotë Ragmi Mustafa, kryetar i mëparshëm i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Siç thekson ai, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë viktima të trajtimit “të padrejtë, represiv, diskriminues” dhe kufizimeve të vazhdueshme nga autoritetet serbe, vetëm për shkak se kanë gjuhë dhe kulturë të ndryshme, zakone dhe tradita të ndryshme dhe identitet të ndryshëm kombëtar.

“Këtë e vërtetojnë raportet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, siç është ai i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për secilin shtet veç e veç”, thotë Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *