Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 19. shtator 2023. – Banorët e Komunës së Bujanocit të cilët jetojnë në objekte të ndërtuara pa leje dhe dëshirojnë të paraqesin kërkesë për kyçje në infrastrukturën komunale – rrymë, ngrohje, ujë dhe kanalizim – duhet të mbledhin dokumentacionin e nevojshëm deri më 15 tetor dhe ta dorëzojnë në Administratën Komunale të Bujanocit – Drejtorati për urbanizëm, apo shërbimi për legalizim. Në dy ditët e para, disa Bujanocas kanë dorëzuar aplikacione, dhe të paktën 200 të tjerë pritet ta bëjnë këtë deri në fund të afatit.
– Problematike për qytetarët tanë është vetëm lidhja e energjisë elektrike. Për të lidhur ndërtesën e tyre në rrjetin elektrik, atyre u nevojiten pesë dokumente, përkatësisht: Kërkesa për kyçje të përkohshme në infrastrukturën komunale (të cilën mund ta marrin nga ne); inçizimi gjeodezik i objekteve në 3 kopje; letërnjoftimin e skanuar dhe letërnjoftim të anëtarëve të familjes; dëshmia e pronësisë së objektit (marrëveshja e blerjes, marrëveshja e dhuratës ose ndonjë lloj kontrate tjetër) dhe deklaratë e vërtetuar e pronarit se objekti është ndërtuar dhe përdoret për banim – thotë për Bujanovaçke, kryetari i Drejtoratit për urbanizëm, Basri Memeti.
Qytetarët në Drejtoratin për urbanizëm marrin formularin e kërkesës për kyçje të përkohshme, si dhe deklaratën blanko të përgatitur nga pronari se objekti është ndërtuar dhe përdoret për banim, të cilin duhet ta plotësojnë dhe ta noterizojnë.
– Me këtë duam t’i ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë qytetarëve, që të mos shkojnë te avokati dhe të japin deklarata, sepse e gjithë kjo kushton. Ne kemi përgatitur gjithçka, vetëm duhet ta plotësojnë dhe ta noterizojnë – shpjegon Memeti.
Me shumicën e ndërtimeve pa leje ka problem, siç thotë ai, me vërtetimin e së drejtës së pronësisë mbi objektin, për shkak të kontrollit që Qeveria e Republikës së Serbisë i ka përshkruar këto dokumente që duhet të dorëzohen.
– Nga inçizimi gjeodezik shihet se ku është ndërtuar shtëpia, si dhe sipërfaqja në të cilën është ndërtuar, ndaj më pas e lidhim me deklaratën e pronarit se objekti përdoret për banim – thotë Memeti.
Nëse sjell tapi, dhe shtëpia është e regjistruar në kadastër, atëherë nuk kërkohet inçizim gjeodezik.
Për të lidhur energjinë elektrike ekzistojnë dy mundësi. Opsioni i parë është marrja e lejes së ndërtimit dhe e dyta është që pronari i shtëpisë nuk duhet të ketë një parcelë në emër të tij, por vetëm një deklaratë se shtëpia është e tij, se e ka ndërtuar vetë dhe se e përdor atë për nevojat e tij me anëtarët e familjes, si dhe të ketë vetëm një objekt.
Kërkesa për kyçje nuk mund të bëhet për objekte komerciale, por vetëm për objekte banesore – shton Memeti.
Kur bëhet fjalë për komunitetet banesore, kërkesa mund të bëhet vetëm nga një person i caktuar nga kuvendi i qiramarrësve, i cili paraqet kërkesën për të gjitha banesat në pallat.
Početna FILLIMI KRYESHEFI MEMETI: PO I NDIHMOJMË QYTETARËT QË DUAN TË KYÇEN NË RRJETIN ELEKTRIK, KJO ËSHTË PROCEDURA
KRYESHEFI MEMETI: PO I NDIHMOJMË QYTETARËT QË DUAN TË KYÇEN NË RRJETIN ELEKTRIK, KJO ËSHTË PROCEDURA
Bujanovačke20. Sep 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostREGJISTRIMI I EKONOMIVE BUJQËSORE: FILLON TRAJNIMI I REGJISTRUESVE NË BUJANOC
Next PostMUSTAFA: SHQIPTARËT JANË VIKTIMË E REPRESIONIT TË ORGANEVE SHTETËRORE TË SERBISË
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.