KAMBERI: SERBËT NË KOSOVË VIKTIMË E TERRORIT TË LISTËS SERBE

Bujanoc, 27. shtator 2023. – Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, beson se serbët në Kosovë janë viktima të Listës serbe, të cilën ai e quan “terroriste. Pas incidentit të armatosur të dielën në Banjskë, në një konflikt me policinë e Kosovës, mbetën të vrarë katër serbë të armatosur vendas si dhe një oficer i policisë së Kosovës. Në bazë të videos që ajo publikoi pretendon se në mesin e serbëve në Banjska ishte edhe Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, e cila besohet se është nën kontrollin e Beogradit zyrtar.
Po ripostojmë të plotë postimin e Kamberit në FB:
Është koha që qytetarët serbë në Kosovë të çlirohen përfundimisht nga terrori dhe dhuna e terroristëve të dëshmuar të Listës Serbe. Është koha që Serbia dhe autoritetet në Beograd të ndalojnë së prodhuari struktura kriminale dhe paraushtarake. Jovanjicës dhe Belivukëve sapo iu bashkua një tjetër produkt kriminal shtetëror – Radojçiqi dhe lista Srpska. Iniciatori duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë dënimin e merituar. Kriminalizimi i mëtutjeshëm, përveç si shtet autokratik që është tani, e kthen Serbinë në një shtet krejtësisht kriminal. Trishtim për një vend që aspiron të anëtarësohet në BE.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *