NË PRISHTINË PROTESTË PËR TË MBËSHTETUR SHQIPTARËT E BUJANOCIT DHE PRESHEVËS

Bujanoc, 12. tetor 2023. (Foto ilustrim) – Protesta “kundër politikës agresive të Serbisë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”, siç thuhet në ftesën e publikuar në rrjetet sociale, do të mbahet më 23 tetor në Prishtinë.
Organizatorë të protestës janë Kuvendi Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.
Sipas organizatorëve është kjo do të jetë një protestë publike paqësore.
Pjesëmarrësit pritet të ecin në këmbë nga sheshi Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë, njerëzit dita-ditës po maltretohen e dëbohen, ftojmë të gjithë të ndershmit dhe patriotët të marrin pjesë në protestën tonë për të mbrojtur vëllezërit dhe motrat tona të lëna në mëshirë të fatit”, shkruan në ftesë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *