PËR PAGESËN E BORXHEVE TË VJETRA DHE VENDIMET E GJYKATAVE, PËR KOMUNËN E BUJANOCIT 15 MILIONË DINARË NGA REZERVAT BUXHETORE REPUBLIKANE

Bujanoc, 9. nëntor 2023. (Foto ilustrim) – Bujanoci ka marrë 15 milionë dinarë nga rezervat buxhetore të republikës dhe me këto para do të paguajë aktgjykimet e formës së prerë nga periudha paraprake, si dhe shpenzimet e udhëtimit për punonjësit e Shtëpisë së shëndetit. Me vendim të Qeverisë së Serbisë, Ministria e Financave ka ndarë gjithsej 3.495 miliardë dinarë nga rezerva buxhetore për “njësitë e vetëqeverisjes lokale” për përmbushjen e detyrimeve për arsye që nuk mund të parashikohen në procesin e përgatitjes dhe miratimit të buxhetit, i cili mund të çojë në rrezikimin e likuiditetit aktual.
Siç ka thënë për Bujanovaçke, Boban Pavlloviq, paratë tashmë kanë “fjetur” në llogarinë e komunës, dhe bëhet fjalë për mjete jo të destinuara:
– Nga ato 15 milionë dinarë që i kemi kërkuar nga Ministria e Financave, 11.3 milionë janë të destinuara për pagesën e aktgjykimeve përmbarimore për punët e kryera infrastrukturore e që nuk janë paguar, kryesisht për asfaltim, në vitin 2018 dhe 2019. Pjesa e mbetur prej 3.7 milionë është për të paguar shpenzimet e udhëtimit të punëtorëve të Shtëpisë së shëndetit në të njëjtën periudhë, thotë Pavlloviq.
Ai shton se nuk janë paguar një numër i punëve të ekzekutuara në territorin e komunës, ndërkohë kanë ardhur aktgjykimet përmbaruese.
Sa i përket jugit të Serbisë, Bujanoci është ndër komunat që do të marrin më së paku para nga rezerva buxhetore, së bashku me Bojnikun dhe Meroshinën. Presheva, Babushnica, Bllaca, Dimitrovgradi, Medvegja, Svrligu, Surdulica dhe Cërna Trava do të marrin nga 10 milionë.
Në anën tjetër, Trgovishtja, sipas “Južne vesti”, ka marrë 50 milionë, ndërsa Nenad Kërstiq, i cili është në krye të këtij pushteti lokal, thotë se shumica e këtyre parave do të shpenzohen për shlyerjen e kredive dhe vazhdimin e financimit të masave të politikave të popullëzimit.
Vranja mori 70 milion, Leskovci 60 milion dhe Bosilegrad 40 milion dinarë.
Buxhetin e plotë të Komunës së Bujanocit për vitin 2023 mund ta shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *