PAGA IME E PARË: NË BUJANOC KËRKOHEN KËTO PROFESIONE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14. nëntor 2023. Përmes programit “Paga ime e parë”, më shumë se 50 të rinjë në komunën e Bujanocit mund të punësohen përkohësisht. Punëdhënësit e Bujanocit nga sektori publik dhe privat kërkojnë mjekë, farmacistë, kuzhinierë, kamerierë, marangozë dhe kandidatë për profesione të ndryshme. Për ata me diplomë të shkollës së mesme parashihet kompensim mujor prej 28.000 dinarë, kurse për ata me arsim universitar 34.000 dinarë.
Faqja e SHKP-së ka publikuar oferta nga rreth 30 kompani dhe institucione të Bujanocit që ofrojnë punësim. Në mesin e punëdhënësve është edhe Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, e cila ofron punë për tetë të rinj dhe kërkon doktorë të stomatologjisë dhe infermiere.
Punë në kopshtin e fëmijëve në Bujanoc ka edhe për edukatore profesionale, infermiere dhe kuzhiniere.
Farmacitë lokale kanë nevojë për magjistër të farmacisë dhe teknikë.
Të gjithë listën e kompanive që ofrojnë vende pune, arsimin e nevojshëm dhe kërkesat e tjera mund ta shihni KËTU.
Të rinjtë e papunë, pa përvojë pune, tashmë mund të aplikojnë për punë deri më 6 dhjetor dhe më pas punëdhënësit do të zgjedhin se kë do të punësojnë.
Sipas kushteve të këtij programi, nga data 7 deri më 22 dhjetor, punëdhënësit do të zgjedhin kandidatët nga radhët e të interesuarve në portalin “Paga ime”, dhe më së voni deri më 29 dhjetor do të publikohet lista përfundimtare e punëdhënësve me numrin e ekzekutuesit e përzgjedhur në pozitat e shpallura.
Lidhja e kontratës ndërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit, punëdhënësve dhe kandidatëve të përzgjedhur, që rregullon të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella, do të kryhet nga data 1 deri më 19 janar të vitit pasardhës dhe zbatimi i këtij programi duhet të fillojë edhe gjatë kësaj periudhe.
Angazhimi përmes këtij programi zgjat nëntë muaj.
Kushtet më të detajuara të Programit mund t’i shikoni në Thirrjen Publike të Shërbimit Kombëtar të Punësimit,
Më shumë rreth regjistrimit dhe aplikimit të kandidatëve mund të shihni në Udhëzime.
Përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta mund t’i shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *