DIPLOMATËT NË BUJANOC: ZBATIMI I PLANIT 7-të PIKËSH, SË SHPJETI NJOHJA E DIPLOMAVE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 2. shkurt 2024. Shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu tha të enjten në Bujanoc se plani 7-pikësh, që ka të bëjë me përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, është vendim i Qeverisë së Serbisë dhe se po bëhen përpjekje të përbashkëta për ta zbatuar atë. Ai ka theksuar se tani është optimist për njohjen e diplomave të Kosovës dhe për shkak të përkushtimit të kryeministres Ana Brnabiq. Bratu dhe ambasadori amerikan Christopher Hill takuan kryetarin e komunës, Nagip Arifi, ku temë kryesore e takimit ishte zbatimi i Planit 7-pikësh. Hill tha pas takimit se ka një sfidë kombëtare në jug të Serbisë dhe se duhet gjetur një ekuilibër për të.
– Si në çdo vend tjetër, suksesi varet nga komunikimi i mirë midis qeverisë qendrore dhe pushtetit lokal. Gjithmonë është sfidë që të gjendet ekuilibri i duhur ndërmjet fuqisë së shtetit dhe të drejtave të vetëqeverisjes lokale, ndërsa në këtë pjesë të Serbisë kemi edhe sfidë kombëtare dhe për këtë duhet gjetur një ekuilibër – tha ambasadori amerikani.
Plani 7-të pikësh, i miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013, parasheh integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sigurinë e kësaj zone, të drejtën për shfrytëzim zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimi i gjyqësorit, përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe informimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Shefi i misionit të OSBE-së Jan Bratu theksoi se tani Qeveria e Serbisë po punon veçanërisht në njohjen e diplomave dhe mundësive të punësimit.
– Diplomat janë edhe pjesë e Marrëveshjes së Berlinit, e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë. Tani kemi edhe zotimin e kryeministres Ana Brnabiq për njohjen e diplomave – tha ai.
Sipas tij, sinjale shumë pozitive janë të dukshme nga Qeveria e Serbisë edhe për çështje të tjera.
Ambasadori amerikan theksoi se SHBA-ja dëshiron që Serbia të ketë sukses dhe të arrijë qëllimin e saj – anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke shtuar se kjo është një rrugë e gjatë, por e vetmja rrugë e duhur.
Siç theksoi kryetari i komunës Nagip Arifi, ai ka diskutuar edhe me diplomatët për mënyrat për të ndihmuar komunën në zhvillimin ekonomik, përfshirjen e shqiptarëve në organet shtetërore dhe parandalimin e pasivimit. Ai gjithashtu ka raportuar se Komuna ka paraqitur kërkesë në Qeverinë e Serbisë për sigurimin e parave edhe për rindërtimin e shkollës në Bilaç.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *