fbpx

SHTABI: SITUATA ME PANDEMINË NËN KONTROLL, HYJNË NË FUQI MASAT E REJA

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 22 gusht 2020. Sot hyri sot në fuqi Vendimi i Shtabit të komunës së Bujanocit për situata të jashtëzakonshme , me të cilin zbuten masat e mëparshme mbrojtëse kundër Covid-19, , ashtu që ambientet e hotelierisë, bastoret dhe hapësirat e lojërave nga sonte do të punojnë dy orë më gjatë – deri në 23 të mbrëmjes.

-Në bazë të raportit nga Shtëpia e shëndetit mbi situatën epidemiologjike dhe të raportit të Drejtoriatit për punë të inspeksionit mbi kontrollin e kryer, u konstatua se situata është më e qëndrueshme, nën kontroll, se është zvogëluar numri i ekzaminimeve në Ambilancën covid, e me këtë edhe numri i të sëmurëve, dhe se masat mbrojtëse janë duke u rrespektuar në masë të kënaqshme – thuhet në arsyetimin e vendimit.

Ndalimi i punës tani është reduktuar në një periudhë nga ora 23 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit dhe nuk ka më dallim midis hapësirës së brendshme dhe asaj të jashtme, siç ishte rasti me vendimet e mëparshme.

Tregjet, të cilat janë mbyllur që nga 5 gushti, janë përjashtuar nga zbutja e masave, dhe kështu do të mbetet së pau edhe për një javë dhe deri te një vlerësim i ri i situatës.

Sipas të dhënave zyrtare të Shtëpisë së shëndetit nga e premtja (22 gusht), në komunën e Bujanovacit janë gjithsej 179 raste të infesionit, ndërsa nga ky numër 12 raste të reja janë regjistruar në 5 ditët e fundit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.