fbpx

ARRESTOHET QYTETARI NGA VRANJA, KËRCNOI AVOKATIN NGA PRESHEVA

Bujanoc, Preshevë, 1 shtator 2020 (Foto ilustrim) – Qytetari nga Vranja D.N. (1979) u arrestua për shkak të veprës penale të rrezikimit të sigurisë meqë kishte kërcënuar seriozisht avokatin nga komuna e Preshevës.

“Ai dyshohet se një avokati dhe birit të tij, nga rrethinat e Preshevës, iu kishte drejtuar kërcënime serioze” thuhet në kumtesën e DP në Vranjë.

Me urdhër të zëvendësit të prokurorit në Prokurorinë themelore në Vranjë, të dyshuarit iu është caktuar mbajtja prej 48 orëve, pas së cilës me ngritjen e fletëparaqitjes penale i është dorëzuar Prokurorisë.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën themelore në Bujanoc i caktoi paraburgim deri në 30 ditë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.