fbpx

Salihi: Deklaratat fëmijërore të Arifit shërbejnë për hyrjen e SNS-it në koalicion

Bujanoc, 8 shtator 2020 – Rahim Salihi, ende kryeshef aktual i Drejtoratit për investime dhe zhvillim, reagoi ndaj deklaratave të kryetarit Nagip Arifi, deklarata këto që u publikuan më herët nga Bujanovaçke.

Ne po e transmetojmë në tërësi deklaratën e Salihit dhënë Bujanovaçkes:

Përveç faktit se deklarata e kryetarit të Komunës së Bujanocit, se kryeshefi nuk po guxuaka të vij për të raportuar,  është fillestare, tërësisht e papërgjegjshme dhe ngapak fëmijërorese, ajo gjithësesi është edhe e ëmbël. Për atë se çfarë kemi punuar dhe çfarë ka bërë Drejtorati, kryeshef i të cilit jam ende (nuk e di për çfarë arsye), flasin punimet në terren, të cilat ai me krenari i paraqet si rezultate të tij, ndërsa e gjithë ajo që ka bërë kryetari i ri i komunës në këtë projekte, në fakt, është se ai mori pjesë në përfundimin e tyre.

Nuk e di arsyen e sulmit të tij, por jam i sigurt që qytetarëve të komunës së Bujanocit nuk iu intereson se ku rri dhe dhe me kë shoqërohet kryeshefi i Drejtoratit për investime dhe zhvillim, porse atyre iu intereson se si t’ia bëjnë jetën më të mirë, gjë që sigurisht është përgjegjësi e kryetarit të komunës.

Nga ana tjetër, unë i kuptoj sulmet e vazhdueshme ndaj partnerëve të koalicionit si një përpjekje e Nagip Arifit për t’i krijuar hapësirë vetes në mënyrë që të realizojë “fjalën e dhënë” dhe të përfshijë në pushtet partitë të cilave këtë ua kishte premtuar më herët.

Para së gjithash, fjala është për premtimin e dhënë e për të cilën kishte folur edhe vet kryetari i Këshillit lokal të SNS-it në Bujanoc “.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published.