KOMUNA NDANË 6.5 MILIONË DINARË, MË SË SHUMTI MJETE IU DHANË BLEGTORËVE NGA TËRNOCI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7 korrik 2021. – 64 fermerë nga Bujanoci do të marrin nga Komuna fonde stimuluese në shumën totale prej 6.5 milion dinarë, ndërkaq pjesa më e madhe e parave, 2.75 milion dinarë, ose 42 përqind, iu dha blegtorëve nga Tërnoci për blerje të bagëtive cilësore.

Subvencione u dhanë gjithashtu për ngritjen e gardheve me tel, ngritjen dhe pajisjen e serave, prokurimin e deleve si dhe pajisje për mjelje.

Sipas propozim Vendimit të komisionit kompetent, të publikuar të martën, shuma më e madhe individuale që u dha është 240.000 dinarë, ndërsa më e vogla është 13.944 dinarë.

Lista për subvencione komunale përfshin gjithashtu fermerë nga Bujanoci, Samolica, Muhoci, Breznica, Bilaçi, Konçuli, Nasalca, Letovica, Osllara, Karadniki, Sebrati, Rakoci, Baralevci, Sveta Petka, Levosoja dhe Bushtrani.

Në të vërtetë, për subvencionimin e bujqësisë për këtë vit komuna ka paraparë 20 milion dinarë.

Mirëpo në këtë fazë janë ndarë vetëm 6.5 milion dinarë, meqë kjo ishte shuma e mbetur e mjeteve për këtë dedikim pas shlyerjes së detyrimeve ndaj përfituesve të konkursit nga viti 2019.

Ju KËTU mund ta shihni listën e plotë të fituesve të subvencioneve bashkë me shumën e mjeteve të ndara për secilin prej tyre.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *