fbpx

DENTISTJA IME DR MARINA MITIQ: DITA PA BUZËQESHJE ËSHTË DITË E HUMBUR

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 19. tetor 2021. – Pothuajse gjysma e popullsisë nuk i lan dhëmbët adje as dy herë në ditë, ndërkaq më shumë se 12% e të rriturve nuk kanë dhëmbë fare, ose kanë dhëmbë tepër të dëmtuar. Kariesi dhe periodontiti janë shkaktarët kryesorë për humbjen e dhëmbëve, dhe e gjithë kjo mund të parandalohet vetëm me pastrimin e tyre të rregullt, thotë për Bujanovaçke, Marina Mitiq, doktoreshë e stomatologjisë dhe pronare e ordinancës “Dentistja ime MM” në Bujanoc.

Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanoviq Batut” tregojnë se vetëm 8.5 përqind e popullsisë së rritur i ka të gjithë dhëmbët, se mungesa e dhëmbëve nuk lidhet me moshën ngase edhe të rinjtë mund të humbin dhëmbët për shkak të higjenës së dobët të gojës dhe munsës së vizitave te dentisti.

– Të dhënat janë shqetësuese, shton bashkëbiseduesi ynë.

Një zakon i thjeshtë, larja e dhëmbëve gjysmë ore pas çdo vakti, është, sipas saj, fillimi i mbajtjes së higjienës orale krahas vizitave të rregullta te dentisti.

– Përveç furçës së dhëmbëve dhe pastës së dhëmbëve, është e dëshirueshme që të përdorni një furçë dhe pastrim ndërdentar një herë në ditë, por njerëzit ose nuk e përdorin ose e përdorin rrallë. Pastaj, rekomandimi është që të kontrollohen dhëmbët të paktën çdo 6 muaj, në mënyrë parandaluese, ndërsa në vendin tonë është zakon të vizitosh dentistin vetëm në raste urgjente, kur dhëmbi dhemb, shton mjekja.

Përveç frikës nga dentisti, e cila, siç thotë ajo, që është vetëm një justifikim, një nga arsyet e shëndetit të dobët të dhëmbëve është mendimi se një vizitë tek dentisti është shumë e shtrenjtë. Mjekja, gjithashtu shton, se këtu hynë edhe edukimi i pamjaftueshëm në lidhje me higjienën orale dhe mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve

– Flitet pak për parandalimin, ne në njëfarë mënyre e anashkalojmë atë. Është mirë që fëmijët të mësojnë se si të lajnë dhëmbët sa më shpejt që të jetë e mundur, që kur del dhëmbi i parë dhe sa më shpejt të takohen me dentistin, aq më pak traumatike do të jetë për ta, ngase kur vijnë te dentisti me dhimbje dhëmbi, sigurisht që do të kenë frikë, na thotë doktoresha Mitiq

Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e humbur, na thotë doktoresha, duke këshilluar që dhëmbët nuk duhet të “fërkohen si qilim” por të lahen me furçë ndërsa rriten, kështu që rruga drejt dhëmbëve të shëndetshëm është e thjeshtë – larja dy herë në ditë për dy minuta, një furçë ndërdentare ose peri dentar një herë në ditë, ujë për shpëlarje me fluor dhe një vizitë tek dentisti çdo gjashtë muaj.

Prandaj, vizitoni Dr. Marina në rrugën Sava Kovačevića në Bujanoc! Nuk është e shtrenjtë dhe nuk dhemb!




Leave a Reply

Your email address will not be published.