fbpx

KORONA NË MESIN E FËMIJËVE TË BUJANOCIT: TË PREKUR MBI 30 FËMIJË

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 28. tetor 2021. – Gjatë tetorit në Komunën e Bujanocit janë prekur 30 fëmijë me virusin Covid – 19 32, kryesisht të moshës shkollore, u tha në Shtëpinë e shëndetit për portalin tonë.

Sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në spitalet Kovid nuk është duke u trajtuar asnjë fëmijë.

Sa për krahasim, në muajin shtator me koronavirus janë infektuar 49 fëmijë ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve të infektuar ka qenë 328.

Në tre ditët e mëparshme, numri i të infektuarve me Covid-pozitiv është rritur në 29, ndërsa që nga fillimi i muajit janë regjistruar 255 raste të reja.

Siç ka shkruar më herët Bujanovačke, fëmijët kalojnë me simptoma më të lehta, por janë edhe bartës dhe mund të shkaktojnë pasoja fatale për familjarët e moshës së shtyer.

Për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve të infektuar me koronavirus, sot pritet një vendim i Shtabit të Krizave dhe Ministrisë së Arsimit për rekomandime të mëtejshme për shkollat.




Leave a Reply

Your email address will not be published.