fbpx

I AFËRM I NAGIPIT NË RRUGËN PETAR DRAPSHIN NUK PAGUAN KOMUNALITË, AS NUK MERR FATURË NGA KOMUNALIA

Bujanoc, 24 Nëntor 2021. – Një afërm i kryetarit të Komunës, Nagip Arifi, nuk i paguan komunalitë dhe as nuk i merr faturat nga NP “Komunalia”, mëson jozyrtarisht Bujanovaçke në këtë ndërmarrje publike.
Sipas burimeve tona, bëhet fjalë për kunatin e kryetarit që banon në rrugën Petra Drapshin, në qendër të Bujanocit.
Përveç kësaj, siç shihet në foto, edhe në ndriçimin publik janë të kyçura llamba shtesë para objektit të tij, si në rastin e objektit në rrugën e Gjilanit.
Siç ka shkruar vazhdimisht Bujanovaçke, i afërmi i Arifit është njëri nga ata që i shfrytëzon lidhjet partiake apo familjare për të mos i paguar faturat e shërbimeve komunale që janë të obliguar t’i paguajnë bashkëqytetarët e tjerë.
Shembulli më i mirë është kafeneja në shesh që lidhet me Shqiprim Musliun, i cili është zëvendës i Arifit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.