fbpx

NË BUJANOC EDHE DY RASTE ME COVID – 19

 

Bujanoc, 26 Nëntor 2021. – Kovid-19 është konfirmuar edhe në dy persona nga Bujanoci gjatë 24 orëve të fundit, thuhet në raportin e fundit të Entit p;r sh;ndetin publik në Vranjë.

Për të katërtën ditë radhazi në Bujanoc numri i rasteve të reja me Covid është njëshifror.

Nga fillimi i javës, 7 banorë të Bujanocit janë infektuar me këtë virus, ndërsa numri i të sëmurëve në muajin nëntor ka shkuar 156 raste.

Nga territori i rrethit të Pçinjës për COVID-19 janë testuar 351 persona ndërsa në 52 prej tyre është konfirmuar prania e infeksionit me virusin korona.

Nga ky numër, më së shumti pacientë të rinj janë regjistruar në Vranjë-37, pasuar nga Surdulica me 7, Bosilegrad me 4 dhe Vlladiçin Hani me 2 raste pozitive.

Në spitalet kovid të QSH në Vranjë për trajtim spitalor janë shtruar 78 pacientë.

Të gjithë kanë infektim me Covid – 19 dhe me pneumoni, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 58 pacientë.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 7 pacientë, 12 kanë dalë nga spitali, njëri prej të cilëve është transportuar në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published.