fbpx

FILLON NDËRTIMI I STABILIMENTEVE DHE KOLEKTORIT PËR PASTRIMIN E UJËRAVE TË ZEZA

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15 janar 2022. – Qeveria e Serbisë i ka dhënë dritën jeshile Komunës së Bujanocit për shpronësimin e tokave në Sërpska Kuqë, Rakoc, Tërnovc dhe qytetin e Bujanocit, ku do të ndërtohet impianti për trajtimin e ujërave të zeza dhe rrjeti i kolektorëve. Projekti kap vlerën e 31 milionë eurove dhe financohet nga buxheti i Republikës.

“Viti i ri 2022 nisi me një lajm të madh për Komunën tonë. Në adresë të Administratës Komunale të Bujanocit na ka ardhur vendimi Qeverisë së Republikës së Serbisë, e cila përcakton interesin publik për shpronësimin, përkatësisht bartjen administrative të patundshmërisë – tokës dhe objekteve, për ndërtimin e stabilimenteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorëve”, thuhet në njoftimine Komunës.

Siç thuhet në njoftim, përcaktimi i Komunës sonë si përfituese e shpronësimit do të thotë një hap më afër realizimit të këtij projekti gjigant.

Në mars të vitit të kaluar Bujanovaçke kishte njoftuar se Komuna e Bujanocit do të marrë 31 milionë euro nga Ministria e ndërtimit, komunikacionit dhe infrastrukturës për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, kolektorëve dhe rindërtimin e rrjetit të kanalizimit.

-Edhe pse në katër vitet e mëparshme nuk është punuar në këtë drejtim, ne kemi një projekt plotësisht të përgatitur, projektim konceptual të gatshëm të impianteve, kolektorëve të grumbullimit, madje edhe me mundësinë e lidhjes së fshatrave më të largëta, ndaj falë kësaj kemi hyrë në grupin e parë të komunave që do të financohen qindpërqind – tha për portalin tonë në atë kohë Fazila Azemoviq, kryeshefja e tanishme e Drejtoratit për investime dhe zhvilëim.

Ajo theksoi se ky projekt nënkupton zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme të problemit të ujërave të zeza, gjegjësisht të kanalizimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.