fbpx

INSTITUTI BATUT: GJATË VITIT 2021 UJI NË BUJANOC ME TË GJITHA STANDARDET POZITIVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 27 shtator 2022. Uji nga ujësjellësi publik në komunën e Bujanocit ka qenë plotësisht korrekt gjatë gjithë vitit 2021 dhe të shtatë sistemet publike të ujësjellësit të vendbanimeve urbane në rrethin e Pçinjës janë po ashtu korrekt, sipas raportit vjetor të Institutit për Shëndet Publik të Serbisë. “Millan Jovanović Batut”, të publikuar në mesin e shtatorit.

Sipas të dhënave zyrtare, 100 për qind e mostrave nga Ujësjellësi i Bujanocit të analizuara vitin e kaluar plotësonin standardet fizike-kimike dhe mikrobiologjike.

Siç u tha për Bujanovaçke paraprakisht nga NP “Komunalia”, e cila është përgjegjëse për rrjetin e ujësjellësit, mostra e ujit bëhet tri herë në muaj dhe analizohet në Entin e Shëndetit Publik në Vranjë.

Thashethemet për ujin e ndotur, të cilat ishin rreth fillimit të vitit të kaluar, por edhe në vitin 2020, u demantuan nga kjo ndërmarrje.

Duke gjykuar nga të dhënat e raportit, uji është i pastër edhe në ujësjellësit e vendbanimeve urbane – në Vranjë, Surdulicë, Vlladiçin Han, Preshevë dhe Bosilegrad, ndërsa në Trgovishtë vetëm 0,6 për qind e mostrave ishin mikrobiologjikisht jo të rregullta.

Vetëm 2.2 për qind e 1848 mostrave nga “Ujësjellësat publike dhe objektet e ujit” në rreth ishin me mangësi fizike – kimike dhe 3.4 për qind ishin me mangësi në aspektin mikrobiologjik.

Megjithatë, nuk ka të dhëna se ku janë marrë ekzaktësisht mostrat e ujit të ndotur dhe sa ka zgjatur ndotja.

Përqindja e klorit të mbetur është në vlerat e përcaktuara me rregullore.

Nga 32 sisteme publike të furnizimit me ujë në rajonet n ë lindje dhe në jug të Serbisë, 28 janë në rregull.

Në anën tjetër, situata është jashtëzakonisht e keqe në Vojvodinë, ku nga 43 ujësjellës publikë, vetëm 11 janë funksionalë.

Në Kikindë, Sërbobran, Çoka, Kanjizhë, Zrenjanin dhe disa vende të tjera, përqindja e mangësive fizike dhe kimike është nga 97 në 100 për qind.

Asistenti në Fakultetin e Pylltarisë, Aleksandar Angjelkoviq, ka komentuar raportin, duke thënë për N1 se situata është shqetësuese dhe se popullata e 37 komunave në Serbi në një moment kanë pirë ujë pa standardet e parapara mikrobiologjike, pra ujë të kontaminuar me fekale.




Leave a Reply

Your email address will not be published.