fbpx

QEVERIA DO TË VAZHDOJ ME DISKRIMINIMIN E PAKICAVE

 

Bujanoc, 27 tetor 2022. Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, vlerësoi se qeveria e re e Serbisë do të vazhdojë, siç thotë ai, ta mohojë realitetin në lidhje me Kosovën dhe ta prolongoj marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ai thotë se Serbia ka fituar një qeveri të vazhdimësisë, por të vazhdimësisë në çdo gjë negative.

– Bazuar në ekspozenë e kryeministres së re (të vjetër) Ana Bërnabiq, prioritetet e qeverisë mbeten të njëjta. Kreu i qeverisë mbetet i njëjtë. Ne do të kemi vazhdimësi në uljen në dy karrige, pa një ide të qartë për integrimet evropiane, me tendencë për të refuzuar harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së – deklaroi Kamberi.

Ai thotë se do të ketë vazhdimësi në mohimin e realitetit që rreth Kosovës dhe prolongimin e marrëveshjes përfundimtare.

– Do të kemi edhe vazhdimësi në ambiciet për “botën serbe”, vazhdimësi në mohimin e përgjegjësisë për rolin e Serbisë në luftërat e përgjakshme. Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjen e muraleve kushtuar atyre në rrugët e Beogradit – thotë Kamberi.

Ai pret gjithashtu që diskriminimi ndaj minoriteteve të vazhdojë dhe presidenti të vazhdojë me logjikën e tij autoritare “shteti, jam unë”.

Ai ka konstatuar se Serbia me këtë lloj qeverisjeje do të vazhdojë të shkaktojë probleme serioze në Ballkanin Perëndimor.

Parlamenti serb votoi për një qeveri të re të mërkurën në mbrëmje ndërsa Kamberi nuk mori pjesë në votim.




Leave a Reply

Your email address will not be published.