fbpx

MUSTAFA: AS MILLOSHEVIQI NUK MUNDI TA NDALOI FLAMURIN, NUK MUNDET AS VUÇIQI

 

Shkruan: N. Stevanviq

Bujanoc, 25 nëntor 2022. As Sllobodan Millosheviqi nuk na e ka mohuar të drejtën për të përdorur flamurin kombëtar të Shqipërisë, nuk do të mundet as regjimi i Vuçiqit, tha Ragmi Mustafa, i cili pret një mandat tjetër si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH).
Sipas tij, përdorimi i simboleve kombëtare të shqiptarëve në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale.
“Ashtu si minoritetet e tjera në rajon përdorin ligjërisht simbolet e tyre kombëtare, edhe shqiptarët në Serbi i përdorën simbolet e tyre kombëtare. Asnjë regjim nuk do të mund të na e mohojë këtë të drejtë. As regjimi i Millosheviqit nuk mundi, as ky nuk do të mund”, theksoi Mustafa.
Minoriteti shqiptar në Serbi përdor flamurin e Republikës së Shqipërisë me shpjegimin se është flamur i të gjithë shqiptarëve.
shqiptarët në Serbi festojnë çdo 28 nëntor Ditën e Flamurit, festën kombëtare të Shqipërisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.