fbpx

PVD: POZITA E KRYETARIT TË KKSH I TAKON FITUESIT TË ZGJEDHJEVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15. dhjetor 2022. – Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit konfirmoi se ende nuk ka marrëveshje për shumicën qeverisëse në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve sepse disa partnerë potencialë nuk duan të respektojnë parimin që pozita e kryetarit të Këshillit i takon fituesit të zgjedhjeve. Ata thonë se ngjarjet në KKSH mund të sjellin destabilizimin serioz të situatës politike në komunën e Bujanocit.

Bujanovaçke më herët kishte raportuar se Lëvizja për Progres Demokratik e Shqirpim Musliut, e cila fitoi dy ulëse në këshill në zgjedhjet e 13 nëntorit, po kërkon postin e kryetarit, me të cilin PVD-ja e Kamberit, si fituese e zgjedhjeve, nuk pajtohet.

Pas seancës konstituive të së mërkurës, ku u verifikuan mandatet, PVD-ja doli me një deklaratë në të cilën vlerësohet se ka ende mundësi për të shmangur masat e përkohshme në KKSH.

Në deklaratën e nënshkruar nga kryetari i partisë, Shapi Kamberi, thuhet se PVD-ja do të vazhdojë të insistojë në respektimin e parimit elementar të demokracisë dhe platformës politike të koordinimit me Prishtinën dhe Tiranën.

Nga kjo parti paraprakisht ishte bërë e ditur se janë kërcënuar anëtarët e tyre për shkak të formimit të mazhorancës në KKSH.

– PVD gjithashtu në periudhën në vijim, që është një muaj nga verifikimi i mandatit, do të tentojë të nisë konsultimet për përzgjedhjen e organeve të KKSH-së. Marrëveshja për menaxhim të përbashkët, e cila do t’i ndajë funksionet dhe përgjegjësitë, është e mundur vetëm duke mos i shkelur parimet elementare të demokracisë, sepse precedentët në këtë çështje do të sjellin destabilizimin e rëndë politik të komunës së Bujanocit – thuhet në deklaratën e PVD-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *