KOMUNA: LEGALIZONI SHTËPITË OSE DO TË DO TË MBETENI PA LETËRNJOFTIME

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 2. shkurt 2023. Komuna e Bujanocit apeloi tek të gjithë qytetarët që t’i legalizojnë objektet e tyre të ndërtuara pa leje, ndërsa kryetari Nagip Arifi përkujtoi se për pasojë të moslegalizimit qytetarët do të kenë probleme për t’u paisur me dokumente personale dhe dokumenteve tjera.
Objektet e paligjshme nuk kanë numër shtëpie, për këtë arsye qytetarët nuk mund ta dëshmojnë adresën e banimit në polici. Kjo krijon probleme shtesë edhe për të gjitha dokumentet e tjera.
Bujanovaçke të mërkurën e kanë pyetur kryeshefin e Drejtoratit për urbanizëm, në Administratën komunale të Bujanocit, Basri Memeti, se çfarë nevojitet për legalizim dhe deri ku ka arritur ai proces në komunën e Bujanocit.
– Në vitin 2016 kemi formuar komisionin i cili ka regjistruar të gjitha objektet ilegale ndërsa më pasë ka inicuar procedurë për këtë. Aktualisht janë rreth 6300 raste të hapura. Disa prej tyre i kemi hapur me detyrë zyrtare, ka edhe që i kemi hapur me kërkesë të palës – thotë Memeti.
Për legalizimin e objektit kërkohen dokumentet e mëposhtme:
1. Fleta poseduese, përkatësisht dëshmi nëse parcela në të cilën është ndërtuar objekti i banimit është e regjistruar në emër të personit që dëshiron ta inicioj procedurën e legalizimit.
2. Raport mbi gjendjen e gjetur të objektit, pjesë përbërëse e të cilit është përpunimi i punimeve gjeodezike për objektin e ndërtuar pa leje.
3. Kopje e planit dhe vërtetim i pagesës së tarifës së legalizimit.
Nëse qytetarët nuk legalizojnë objektet e tyre, atëherë, siç thuhet në ligj, merret vendim për rrënimin e objektit, edhe pse deri më tani, sipas Memetit, kjo nuk ka ndodhur.
– Në pothuajse 80 për qind të rasteve problem janë çështjet e pazgjidhura pronësore-juridike, që do të thotë se toka nuk i është bartur në emër të personit që kërkon të legalizojë objektin – shpjegon Memeti.
Një nga kushtet kryesore për legalizimin e objektit është që ai të jetë në imazhin satelitor dhe imazhi i fundit i tillë është bërë në qershor 2015.
Ligji për legalizimin e objekteve të banimit përjashton nga detyrimi për legalizimin e objekteve që janë ndërtuar në kohën kur ligji nuk kërkonte paraprakisht marrjen e lejes së ndërtimit. Për shembull, një shtëpi fshati e ndërtuar para vitit 1961 nuk do t’i nënshtrohet legalizimit, siç është rasti me shtëpitë e ndërtuara pas vitit 1961.
Gjithashtu, nuk mund të legalizohen objekte që ndërtohen mbi një bazë të papërshtatshme për ndërtim, si tokë moçalore etj., as ndërtesa që janë ndërtuar nga materiale që nuk garantojnë sigurinë e objektit, as objekte që ndodhen në zona të përdorimit publik ose ato zona janë të planifikuara për ndërtimin e objekteve me dedikim publik, as ato të ndërtuara në zona ku parashikohet mbrojtja e pasurive natyrore dhe kulturore me rëndësi të jashtëzakonshme, as objektet e ndërtuara në zona mbrojtëse rreth objekteve ushtarake, në zonën e mbrojtjes së rrugëve, hekurudhave, linjave të transmetimit etj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *