VUÇIQ: NUK ËSHTË KOHA PËR ZGJEDHJE

Bujanoc, 8 shkurt 2023. Zgjedhjet në këtë moment nuk janë zgjidhja më e mirë për Serbinë, tha presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, dhe theksoi se kurrë nuk ka thënë se dëshiron të jetë sërish kryeministër.

Vuçiq tha se ajo që ndodhi në Kuvend gjatë diskutimit për Kosovën i dëmtoi dukshëm marrëdhëniet mes SNS-së dhe SPS-së.
“Me Daçiqin kam folur dje dhe sot, ndërsa me të do të shihem edhe nesër, nuk mendoj se në këtë moment zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë, ne e respektojmë atë parti politike, por e dimë që në kohë të vështira mund të mbështetemi vetëm te vetja. ”, tha Vuçiq të martën në TV Pink, raporton RTS.
Ai deklaroi se personalisht nuk i beson më SPS-së, por qëndrimin nuk do ta bazonte në marrëdhëniet personale.
Të martën, tha ai, ka pasur një bisedë të gjatë me ministrat për të gjitha problemet me të cilat përballet vendi, çfarë mund të bëhet për të forcuar ekonominë, ushtrinë dhe shëndetësinë.
“Nuk kam thënë asnjëherë që dua të jem sërish kryeministër, e as se do të kandidoj për kryeministër, pasi ju nuk mund të kandidoni për kryeministër, ngase kandidoni në listën e deputetëve. As nuk është dëshira ime, as nuk e kam thënë në mbledhjen e partisë, siç kanë raportuar disa media rajonale”, ka theksuar Vuçiq.
Këshilli lokal i SNS-së në Bujanoc më herët ka përkrahur presidentin e shtetit dhe partinë në synimin e pretenduar për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *