fbpx

JEP DORËHEQJE KANDIDATI PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË BUJANOCIT DHE KUNDËRSHTUES I KOALICIONIT ME ARIFIN, THOTË SE KY ËSHTË NJË AKT MORAL

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20. mars 2023. Driton Rexhepi, kandidati i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) për kryetar të Komunës së Bujanocit në zgjedhjet e vitit 2020, nuk është më këshilltar në Kuvendin e Bujanocit. Rexhepi dha dorëheqjen, siç i tha Bujanovackes, për arsye etike, morale dhe profesionale.
Deri në vitin 2020, ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit të partisë, Shaip Kamberi, por sipas informacioneve jozyrtare nga burime pranë PVD-së, ai kundërshtoi hyrjen e partisë në koalicionin dhe qeverisjen paszgjedhore me Partinë demokratike (PD) të Nagip Arifit, gjë që i kushtoi statusin në parti.
Rexhepi ishte i vetmi këshilltar i PDVD-së që kritikoi hapur Arifin edhe pas formimit të mazhorancës qeverisëse “gjithëshqiptare”, duke mos e fshehur pakënaqësinë që partia e tij praktikisht ishte në vartësi të rivalit më të madh politik të deridjeshëm.
Se për Rexhepin – i cili në PVD shihej si pasardhës i Kamberit në krye të komunës – ditët e tij në parti ishin të numëruara, mund të kuptohej në shkurt të vitit të kaluar kur u mësua se ai kishte kandiduar me vetiniciativë për zv.prokuror publik.
Kandidatura e Rexhepit nuk u përkrah nga partia e as kryetari i saj, me të cilin as atëherë nuk ishte në marrëdhënie të mira.
– Dritoni filloi të punonte kokë më vete, dhe një nga provat e kësaj është kandidimi i tij për prokurorinë pa asnjë konsultim në parti – thanë në atë kohë për portalin tonë burime të PVD-së.
PVD ka tetë mandate këshilltari në Kuvend dhe pritet të emërojë dikë nga lista e vet zgjedhore në vend të Rexhepit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *