Bujanoc, 5. nëntor 2023. (Foto nga arkivi) – Për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro nga buxheti për vitin e ardhshëm. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se mbështetja financiare jo vetëm që do të vazhdojë, por do të rritet për 50 për qind vitin e ardhshëm.
“Në buxhetin e vitit 2024 kemi paraparë tre milionë euro për Luginën e Preshevës, një milion më shumë se sivjet”, ka thënë Kurti të premten në mbrëmje.
Sipas tij, shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc tani kanë një qeveri që kujdeset për ta, në kohën kur shteti i Serbisë me vetëdije i shpërfill dhe i diskriminon.
Ata kanë një qeveri që synon të përmirësojë pozitën e shqiptarëve në Serbi, në kohën kur shteti serb po përpiqet për një Serbi pa shqiptarë”, thotë Kurti.
Ai përkujtoi se për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, qeveria e tij ka vendosur një linjë të rregullt në buxhetin vjetor të Kosovës.
Siç tha ai, gjatë pandemisë së Kovid-it, tri komuna janë ndihmuar me 500 mijë euro në vitin 2020, ndërsa Preshevës në vitin 2021 i janë ndarë 100 mijë euro për sanimin e pasojave nga përmbytjet.
“Vitin e kaluar nënshkruam një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve me qëllim mbështetjen financiare për mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, artit, kulturës dhe identitetit shqiptar. Përmes këtij bashkëpunimi deri më tani janë mbështetur 75 projekte dhe iniciativa të ndryshme”, tha Kurti.
Fjala vjen, për shkak të mënyrës se si KKSH shpërndau 1.2 milionë euro sipas këtij memorandumi, të gjitha partitë shqiptare akuzuan për abuzime dhe korrupsion, Partinë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, e cila në atë kohë drejtonte këshillin.
Kurti po ashtu ka kujtuar se Qeveria e Kosovës ka financuar vizitat e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë në Amerikë dhe në Bashkimin Evropian për të lobuar dhe ngritur çështjen e shqiptarëve në Serbi në këto institucione
KURTI: PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË 3 MILIONË EURO
Bujanovačke6. Nov 2023.FILLIMI, KOSOVË, POLITIKË0
Previous PostFILLON ASFALTIMI NË LLOPARDINCË
Next PostHALLI I BUJQËVE TË BUJANOCIT ME MUNGESËN E SHIUT
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.