fbpx

BUJANOCI ME 12 VIKTIMA NGA VIRUSI COVID-19

Bujanoc, 5 gusht 2020 – Që nga fillimi i epidemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19, në territorin e Komunës së Bujanocit jetën e kanë humbur 12, nga 140 persona te të cilët është konfirmuar infeksioni me këtë virus, njofton reporteri ynë nga seanca Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme.

Janë duke u pritur rezultatet e testit edhe për 35 persona të tjerë.

Dr Llella Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, tha se që nga funksionimi i Ambulancës covid janë kontrolluar 2.032 persona.

Ajo kërkoi që të mbyllet tregu i gjelbër në Bujanoc deri në paraqitjen e rrethanave më të favorshme me pandeminë.

Drejtoresha e Entit për shëndetin publik nga Vranja, Dr. Svetllana Stojanoviq, e cila po merr pjesë në këtë seancë, situatën epidemiologjike në Bujanoc e vlerësoi si të pavolitshme, sepse nga numri njëshifror i pacientëve deri në korrik, më pas u rrit në në 140.

Gjithashtu në këtë seancë është duke marrë pjesë edhe epidemiologu Branisllav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit republikan për emergjenca.

Bujanovaçke do t’ju informojë me kohë për rrjedhën e kësaj seance.




Leave a Reply

Your email address will not be published.