fbpx

Mitrovic: NUK DUA TË ZHYTEM NË BALTË ME POLITIKANËT SHQIPTARË

Bujanoc, 11 shtator 2020 – “Unë nuk dua të zhytem në baltë së bashku me politikanët shqiptarë nga koalicioni qeverisës që akuzojnë njëri-tjetrin,” thotë për Bujanovaçke Nenad Mitrovic, kryetar i këshillit lokal të SNS-së në Bujanovac.

Ai nuk dëshiroi të komentonte për akuzat e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) ndaj Nagip Arifit, kryetarin e komunës, për dëshirën për t’i larguar ata nga pushteti dhe për t’i sjellë progresistët në të “nga dera e pasme”.

– Mua nuk më interesojnë përplasjet e tyre të ndërsjellta dhe nuk dua t’i komentoj ato, tha Mitroviq.

Përmes portalit tonë të mërkurën u nis një polemikë mes dy subjekteve  më të forta shqiptare – PVD-ës dhe Partisë Demokratike të Arifit – që janë pjesë e koalicionit qeverisë, pasi Bujanovaçke transmetoi deklaratën e kryetarit të komunës përmes të cilës kishte thënë se Rahim Salihi nuk e ka guximin të vijë për të raportuar në Këshillin komunal. Rahimi aktualisht ende është kryeshef i Drejtoratit për Investime dhe zhvillimi nga radhët e PVD-ës.

Pas kësaj, Salihi iu përgjigj Arifit, e pas pak reagoi edhe PVD – partia që ishte boshti i qeverisjes lokale në 4 vitet e mëparshme – duke konkluduar se Arifi dëshiron t’i largojë ata nga koalicioni me akuza të vazhdueshme kundër tyre në mënyrë që të sjellë SNS në pushtet.

Në fund, partia e Arifit lëshoi një kumtesë më të gjerë, duke thënë se ata kishin ndaluar hajninë e PVD -ës.

Vetë Arifi, menjëherë pasi u mori postin e kryetarit, tha se dyert e pushtetit lokal janë të hapura për serbët lokalë.

Mitroviq thotë se për mundësinë e përfshirjes në qeverisjen lokale, me Arifin nuk ka biseduar që nga fundi i korrikut.

– Ne nuk jemi takuar që atëherë, konfirmoi ai për Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published.