fbpx

25 RASTE POZITIVE GJATË VIKENDIT NË BUJANOC

Shkruan: Nenad Stevanoviq
Bujanoc, 23 nëntor 2020 – Gjatë fundjavës në Bujanoc u regjistruan edhe 25 raste të tjera me COVID-19, bazuar në raportin e sotëm të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

Një prej rasteve të infeksionitm është edhe një punonjës tjetër i këtij institucioni shëndetësor, kështu që tani janë 13 punonjës të këtij enti shëndetësor të prekur vetëm në muajin nëntor, gjegjësisht më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të situatës jashtëzakonisht të keqe epidemiologjike dhe rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve, Komuna e Bujanocit shpalli të premten situatën e jashtëzakonshme në komunë, ndërkohë që nesër hyjnë në fuqi edhe masat e reja të Shtabit të Krizave në nivelin e të gjithë vendit.

Mbi përmasat e krizës të shkaktuar nga COVID-19 në Bujanoc flet fakti se se vetëm në nëntor janë prekur 140 persona, vetëm 60 më pak se numri i rasteve të regjistruara në tetë muajt e mëparshëm.

Që nga e Premtja janë bërë rreth 200 ekzaminime në ambulancën covid.

Një nga vatrat e kësaj sumndje është edhe Shkolla e Mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc, në të cilën, sipas të dhënave të para tri ditëve, 5 mësimdhënës kanë rezultuar të infektuar, kështu që zhvillimi i mësimit ka kaluar përmes modalitetit online.




Leave a Reply

Your email address will not be published.