fbpx

NGA SOT APLIKIMI PËR NDIHMËN 30+30 EURO EDHE PËRMES TELEFONIT

Bujanoc, Beograd, 5 maj 2021- Që nga sot, qytetarët mund të aplikojnë për ndihmë financiare të shtetit, në vlerë prej 30 + 30 euro falas, përmes qendrës së kontaktit në numrin e telefonit 0800 101 100.

Qytetarët do të dëgjojnë një zë të regjistruar automatikisht në qendrën e kontaktit, i cili do t’i udhëzojë ata gjatë gjithë procesit të aplikimit, njoftoi Ministria e Financave.

Aplikimi elektronik përmes portalit të Administratës së Thesarit, në adresën idp.trezor.gov.rs, ka filuar më 28 prill, dhe deri më tani, mbi tre milion njerëz kanë aplikuar për këtë masë të ndihmës ekonomike për qytetarët. Aplikimi zgjat deri më 15 maj.

Të drejtën për ndihmë financiare nga shteti në vlerë prej 60 euro, ose dy herë nga 30 euro, e kanë shtetasit e rritur të Republikës së Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Republikës së Serbisë, me një kartë identiteti të vlefshme më 23 prill 2021, kur edhe hyri në fuqi Ligji për regjistrin e përkohshëm të qytetarëve të rritur të Republikës së Serbisë, të cilëve u paguhet ndihma financiare për të zbutur pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale financiare dhe personat në institucionin e vuajtjes së dënimit nuk duhet të regjistrohen sepse ndihma do t’iu paguhet automatikisht.




Leave a Reply

Your email address will not be published.