fbpx

SËRISH ZJARR NË DEPONINË E BUJANOCIT

 

Bujanoc, 23. mars 2022. Deponia e qytetit të Bujanocit sërish po digjet, ndërsa zjarrin që po vazhdon që nga e enjtja, punëtorët e “Komunalisë” të martën e kanë shuar me cisternë uji, mëson Bujanovaçke në këtë ndërmarrje. Për zjarrvënien fajësohen sërish mbledhësit e lëndëve të sekondare.

– Grumbulluesit e mbeturinave na i vunë flakën deponisë para hundës. Punëtorët gjatë ditës së djeshme kanë tentuar ta shuajnë zjarrin me një cisternë me ujë të pijshëm, i cili nuk mund të shuhet aq lehtë kur merrë përmasa të mëdha – thotë një burim nga Komunalia.

Deri në publikimin e tekstit, drejtori i NP “Komunalia”, Ruzhdi Halili nuk është përgjigjur në pyetjet e portalit tonë lidhur me zjarrin në deponi.

Bujanovaçke ka shkruar vazhdimisht për problemin me deponinë dhe zjarret e shpeshta si problemin më të madh mjedisor, i cili duhet të zgjidhet me ndërtimin e stacionit transferues.

Kujtojmë se nga buxheti komunal i këtij viti janë ndarë 14.1 milionë dinarë për ndërtimin e lidhjeve të jashtme në këtë impiantë, ndërsa së fundi kryetari i Komunës, Nagip Arifi, ka nënshkruar kontratë me Ministrinë e zhvillimit të komunave të pazhvilluara për 8 milionë dinarë për projektin e stacionit transferues, për të cilin portali ynë tashmë ka shkruar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.