fbpx

DITA BOTËRORE E ROMËVE: MANIFESTIME SPORTIVE, KONCERTE, PRANIM TE ARIFI (FOTO)

Bujanovaçke, 8 prill 2022.

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 8 prill 2022. Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Romëve (8 Prill), në Bujanoc po zhvullohet turneu në futsall, fëmijëve po u shpërndahen pako, ndërsa në ora 16 do të fillojë koncerti tradicional në Shtëpinë e kulturës “Vuk Karaxhiq”. Delegacioni i romëve i kryesuar nga këshilltari në Kuvendin e Bujanocit, Adem Salihi, sot është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Arifi premtoi se do të vazhdojë me projekte dhe investime të tjera në tërë komunën e Bujanocit, pa dallim nacionaliteti, feje apo race.

– Komuna e Bujanocit ka realizuar disa projekte infrastrukturore në vendbanimet e banuara me romë, mbështet financiarisht klubin sportiv, shoqërinë kulturore dhe organizatat joqeveritare të komunitetit rom – njofton Komuna.

Programi për shënimin e Ditës së Romëve në Bujanoc filloi të enjten me hapjen e turneut në futsal ku u zhvcilluan ndeshjet e veteranëve.

– Sot patëm takim me kryetarin Nagip Arifi, pas së cilës fëmijëve tanë u shpërndamë pako në sheshin e qytetit, është duke u zhvilluar turneu në futsall, ndërkohë që koncerti tradicional do të mbahet në Shtëpinë e kulturës – thotë Salihi.

Ai uroi të gjithë romët për këtë ditë dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi me autoritetet lokale do të vazhdojë.

Dita Botërore e Romëve u vendos në vitin 1990, në qytetin polak Serock, në kujtim të Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Romëve, i cili u mbajt në Londër nga 4 deri më 8 Prill 1971.

Sipas të dhënave zyrtare dhe regjistrimit të vitit 2011, në Serbi jetojnë 147,604 romë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.