fbpx

KURTI E PRANON KËRKESËN E SHBA- së: SHTYHET PËR 48 ORË GJOBITJA PËR SHKAK TË TARGAVE

Bujanoc, 22 nëntor 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, që të shtyhet për 48 orë zbatimi i vendimit për gjobitjen e qytetarëve që në veturat e tyre nuk kanë targa RKS.
“E pranoj kërkesën e tij për shterje prej 48 orësh fillimin e aplikimit të masës së gjobitjes për shkak të targave të paligjshme ‘KM’ (dhe të tjera). Jam i lumtur që punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje në dy ditët e ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Mbrëmë vonë, ambasadori amerikan ka lëshuar një deklaratë ku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targa serbe në Kosovë, të cilët nuk i kanë riregjistruar automjetet e tyre në RKS, në mënyrë që t’i lejohet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të angazhohen më tej me palët për të gjetur një zgjidhje.
Hovenier tha gjithashtu se SHBA-të janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë arritur të arrijnë një marrëveshje për krizën aktuale në Kosovë.
Bisedimet Kurti-Vuçiq të hënën në Bruksel nuk dhanë rezultat.
Vuçiq tha se në përpjekje për të ruajtur paqen, Serbia është pajtuar që deri në një njoftim të dytë të mos lëshojë targa për qytetet e Kosovës dhe se në vend të targave KM, ato duhet të jenë të ashtuquajturat targa neutrale KS, të cilat autoritetet e Kosovës e kanë ndërprerë lëshimin e tyre vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, ai fajësoi Kurtin se nuk dëshiron një marrëveshje.
Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell, përgjegjësinë për dështimin e bisedimeve ia faturoi palës kosovare.




Leave a Reply

Your email address will not be published.