fbpx

TIODOROVIQ: NË BUJANOC NUK DIHET NUMRI I VËRTETË I TË INFEKTUARËVE, KY ËSHTË PROBLEMI MË I MADHË

Bujanoc, 5 gusht 2020 – Në Bujanoc dhe Preshevë nuk dihet numri i saktë i të infektuara me virusin Covid-19, dhe ky është problemi më i madh meqë nuk kemi një vlerësim realist të situatës, tha epidemiologu Branisllav Tiodoroviq në seancën e Shtabit komunal për situata emergjente.

-Një numër i madh i njerëzve në këto dy qytete po trajtohen në shtëpi. Kjo është arsyeja pse ndodhin komplikime dhe rastet e tilla po përfundojnë në spital me gjendje të rënduar shëndetsore, vlerësoi Tiodoroviq.

Në territorin e komunës së Bujanocit janë regjistruar 140 persona pozitivë në kovid 19, andaj ekspertët lokal po i paralajmërojnë qytetarët që sapo t’iu shfaqen simptomat e para të paraqiten në Ambulancën covid, ku deri më tani janë kontrolluar 2032 pacientë.

Siç kemi njoftuar edhe më herët gjatë ditës, që nga fillimi i epidemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19, në komunën e Bujanocit kanë vdekur 12 persona, ndërkaq Tiodoroviq theksoi se ky është një numër i madhë.

– Kjo është tragjedi, tha ai.

Ai shtoi se në eliminimin e pandemisë, gjëja më e rëndësishme është mbikëqyrja e zbatimit të masave, dhe premtoi ndihmën e shtetit për vetëqeverisjen lokale dhe Shtëpinë e shëndetit për të luftuar me më shumë sukses kundër përhapjes së Covid 19.

Shtabi për situata emergjente vendosi të mbyllë tregjet e gjelbërta dhe ato të bagëtive në Bujanoc dhe fshatrat Bilaç e Klenik.




Leave a Reply

Your email address will not be published.